Prezident Miloš Zeman poskytl 18. července 2018 na Pražském hradě rozhovor České tiskové kanceláři (ČTK).---Czech President Milos Zeman speaks during an interview for the Czech News Agency (CTK) in Prague, Czech Republic, on July 18, 2018. (CTK Photo/Vit Simanek)
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka deklaruar se dëshiron që shteti i tij ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës derisa po vizitonte Serbinë, por diçka e tillë është kundërshtuar nga Kryeministri dhe ministri i Jashtëm çek.
Eksperti çek, Tomas Dopita, nga Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare, thotë se prapa kërkesës së presidentit Zeman, për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, qëndron përpjekja e tij për të përforcuar pozitën si president,
Ai thotë se nuk beson që populli çek fle dhe zgjohet duke menduar rreth çështjes së njohjes së Kosovës.
“Unë e shoh vetëm si një lojë për të fituar pushtet. Kemi një president që zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Unë i marrë deklaratat e tij për Kosovën si një përpjekje për të forcuar edhe më tej pozicionin e tij mbizotëruese”, ka thënë Dopita për ‘zpravny.aktualne.cz’.
Sipas ekspertit çek, nuk është që Zeman e ka bërë një deklaratë të tillë në mënyrë spontane para gazetarëve në Beograd, pasi sipas tij ai një gjë të tillë e ka kalkuluar mirë dhe gjatë.
Megjithatë Dopita thotë se nuk beson se do të ndodhë tërheqja e njohjes për Kosovën, pasi sipas tij një gjë të tillë nuk do ta bëjë kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish.
Tutje Dopita ka folur edhe për problemet e brendshme me të cilat përballet Kosova dhe rreth asaj se a është Kosova një shtet funksional.
“Unë e perceptoj Kosovën si një shtet që funksionon mirë, i krahasueshëm në shumë aspekte me fqinjët e saj. Problemi kryesor i Kosovës është statusi i paqartë. Në pjesë të vendit ku ka shumicë serbe, praktikisht nuk ka siguri juridike dhe nuk respektohen rregullat e Kosovës. Kjo e vështirëson jetën në Kosovë”, ka thënë Dopita.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…