Kjo është “Toka e dytë”, 100 vite dritë larg nga ne. Një mision i NASA-s ka zbuluar një ekzoplanet në orbitën e një ylli të vogël, që ka formacione shkëmbore dhe një madhësi 95 për qind sa planeti ynë.
Trupi qiellor i emërtuar “TOI 700 e”, ekziston në një zonë që mund të mbështesë jetën e gjallesave, pra ka distancën e duhur nga Dielli i saj që mundëson formimin e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e tij. Një tjetër planet në atë sistem hapësinor, i zbuluar në 2020 dhe i emërtuar “TOI 700 d”, ka gjithashtu madhësinë e Tokës sonë.
Shkencëtarët nga misioni TESS i NASA-s thanë se prezenca potenciale e ujit sugjeron që në këto planetë mund të jenë në një pikë të historisë së tyre dhe mund të kenë pasur kushte për zhvillimin e jetës. Të dy ekzoplanetët që janë në “zonën e jetës” të Diellit të tyre, planetët D dhe E, kryejnë një rrotullim të plotë përreth vetes për 37 ditë dhe 28 ditë, respektivisht.
Misioni TESS i NASA-s nisi punën në vitin 2018 për të monitoruar yjet më të shndritshëm dhe trajektoret e tyre në qiellin jugor dhe verior, ndërsa ka bërë ndër zbulimet më të rëndësishme në drejtimin e pyetjes më të madhe të njerëzimit: nëse ka ose jo jetë përtej planetit tonë, Tokë.
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…