Programi i dytë i televizionit publik gjerman ZDF ka publikuar një tekst me titull “Lindje apo Perëndim: Ku po shkon presidenti Vuçiq?”
Raporti i gazetares Brita Hilpert fillon me një përshkrim të ceremonisë për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s që u zhvillua më 24 mars në Sombor.
“Civilët vdiqën gjithashtu në sulmet ajrore të NATO-s 24 vjet më parë – ky ishte fokusi i ceremonisë shtetërore për shënimin e 24 vjetorit të fillimit të bombardimeve, të mbajtur të premten në mbrëmje në Sombor. Ishte ditë zie, por jo ditë zie. përballë asaj që ndodhi. Për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, është dita kur ‘e drejta ndërkombëtare vdiq përfundimisht’”.
Tutje në kë raportim theksohet fakti se asnjë fjalë s’është thënë për krimet e Serbisë të cilat edhe u bënë shkak që NATO të ndërhynte.
“Asnjë fjalë për krimet e njësive serbe që ishin shkas për ndërhyrjen e NATO-s”, shkruan shërbimi publik gjerman
Lidhur me këtë për ZDF ka folur edhe e Florian Biber nga Qendra për Studime të Evropës Juglindore të Universitetit të Gracit, i cili thotë se në gjithë këto vite të Vucicit në pushtet është forcuar qëndrimi anti-perëndim i serbëve.
“Në atë kohë, shumica e popullsisë ishte në favor të anëtarësimit në BE, por që atëherë një qëndrim i fortë antiperëndimor është thelluar në mesin e popullatës”, beson Biber.
Gjithashtu televizioni publik gjerman ka shkruar edhe për qasjen e mediave serbe. ZDF ka publikuar edhe një video nga Serbia si pjesë të tekstit, për të treguar fyerjet e mediave në Serbi ndaj kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock. ZDF tregon se si në televizionin TV Happy, ministrja e jashtme gjermane është cilësuar si “një prostitutë profesioniste”.
ZDF ka theksuar se kjo s’është deklarata e vetme ofenduese e mediave serbe ndaj Gjermanisë dhe kryediplomates Baerbock.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…