Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë përdorimin e armëve bërthamore nëse Rusia përballet me një “kërcënim ekzistencial”

Zëdhënësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe ka refuzuar të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore.

Në një intervistë në CNN të martën, Dmitry Peskov në mënyrë të përsëritur refuzoi të përjashtonte që Rusia do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore kundër asaj që Moska e shihte si një “kërcënim ekzistencial”.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh Putini do të përdorte aftësinë bërthamore të Rusisë, Peskov u përgjigj: “Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë mundet”
Kur u pyet se çfarë mendonte Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj: “Epo, para së gjithash, ende jo. Ai nuk ka arritur ende.”