POLITIKE

Vuçiqi përseri me propagandë: Serbët atje duan të braktisin institucionet e Kosovës dhe të gatshëm për luftë madje, mezi i ndala

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas mbledhjes së këshillit të sigurisë kombëtare dhe pastaj me serbët e Kosovës i kishte ftuar sipas mediave serbe në një takim urgjent pesë ambasadorët e Kuintit doli para mediave serbe tha se për herë të parë nuk kanë konsensus me serbët e Kosovës rreth veprimtarisë në vazhdim, transmeton Gazeta Metro.

“Ua kam borxh dhe detyrë që t’iu njoftoj të gjithat që si kanë rrjedhur dhe tani më duhet të iu njoftoj se për herë të parë nuk mundëm të arrijmë në tërësi të pajtohemi në veprimtarinë e ardhshme. Kjo nuk do të thotë se mes nesh ekzistojnë çfarëdo lloj pengesash, mungesë respekti apo diçka të tillë por i kam lutur serbët tanë nga Kosova e Metohija që sot më kanë befasuar me propozimet e tyre diçka më radikale. I luta për durim, që të numërojmë deri në dhjetë që të arrijmë tek një reagim i përbashkët. Poashtu iu premtova se unë gjithmonë do të jem me ta dhe nuk është problem që sot të më mbivotojnë e mbetem  me ta dhe se kurrë nuk do t’iu kthej shpinën popullit tanë në Kosovë, por i lus që edhe njëherë të mendohen për këtë e t’i besojnë përvojës time dhe nuhatjes sonë politike dhe peshës së rëndë të momentit në të cilin gjendemi.”

“Përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e Metohija gati njëzëri kërkuan jo vetëm që të dalin nga të gjitha institucionet, por edhe që 453 policët të dorëzojnë armët atje të largohen. Unë i kuptoj ata për shkak të terrorit që po e kalojnë. I luta por edhe i pyeta se në rregull çka një ditë më pas. OK, ne mund ta bartim barrën financiare., por frikësohem se një ditë pas do të hynim në një cikël të nëmur luftimesh pafund. I luta për durim dhe të vazhdojmë këto bisedime diku pas 8 prillit. Ama ne ende do të flasim për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, ka disa opsione.”

Ai shtoi se disa prej tyre janë edhe të gatshëm për konflikt, e të tjerë të shpërngulen tërësisht.

“Unë i luta që të qëndrojnë e të ruajnë vatrat e tyre shekullore. Pasi njëherë kur i hyjmë kësaj punë nuk ka kthim prapa. Unë i luta për durim, ata ishin fer dhe thanë se vetëm mua më besojnë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago