Një marrëveshje sipas së cilës një mali të Zelandës së Re i është dhënë e njëjta e drejtë ligjore si e një personi, është bërë ligj pas disa vitesh negociatash.
Kjo do të thotë që Taranaki Maunga [mali Taranaki] do të zotërojë efektivisht veten, me përfaqësuesit e fiseve lokale, popullatës dhe qeverisë që punojnë së bashku për ta menaxhuar atë, raporton BBC.
Marrëveshja synon të kompensojë popullatën Maori nga rajoni Taranaki për padrejtësitë e bëra ndaj tyre gjatë kolonizimit – duke përfshirë konfiskimin e gjerë të tokës.
“Ne duhet të pranojmë lëndimin që është shkaktuar nga gabimet e së shkuarës, në mënyrë që të mund të shikojmë nga e ardhmja për të mbështetur ata për të realizuar aspiratat dhe mundësitë e veta”, tha Paul Goldsmith, ministri i qeverisë përgjegjës për negociatat.
Projektligji i korrigjimit kolektiv të Malit Taranaki u miratua në ligj nga parlamenti i Zelandës së Re të enjten – duke i dhënë malit një emër ligjor dhe duke mbrojtur majat dhe tokën përreth.
Ai njeh gjithashtu botëkuptimin e popullatës Maori se tiparet natyrore, duke përfshirë malet, janë paraardhësit dhe qeniet e gjalla.
Mali nuk do të njihet më zyrtarisht si Egmont – emri i dhënë nga eksploruesi britanik James Cook në shekullin e 18-të – dhe në vend të kësaj do të quhet Taranaki Maunga, ndërsa parkut kombëtar përreth do t’i jepet gjithashtu emri i tij Maori.
Paul Goldsmith tha se është rënë dakord që aksesi në mal nuk do të ndryshojë dhe se “të gjithë zelandezët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të vizitojnë dhe shijojnë këtë vend të mrekullueshëm për brezat që do të vijnë”.
Mali nuk është i pari nga tiparet natyrore të Zelandës së Re që i është dhënë statusi i personit juridik.
Në vitin 2014, pylli vendas Urewera u bë i pari që fitoi një status të tillë, i ndjekur nga lumi Whanganui në 2017.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…