Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi sonte se ushtria e Ukrainës do të synojë ushtarët rusë që qëllojnë në termocentralin e okupuar bërthamor në jug të vendit ose do ta përdorin si një pozicion për të hapur zjarr.
Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për disa incidente të fundit dhe bombardime të objekteve brenda Zaporozhye, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë që u kap nga trupat ruse në fillim të luftës.
“Çdo ushtar rus që ose qëllon në një objekt, ose qëllon duke përdorur një objekt si pozicion zjarri, duhet të kuptojë se ai bëhet një objektiv i veçantë për agjentët tanë të inteligjencës, për shërbimet tona speciale, për ushtrinë tonë”, tha Zelensky.
Organizata G7 i bëri thirrje Moskës që të tërheqë forcat e saj të armatosura nga termocentrali bërthamor, ndërsa agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase paralajmëroi për provokimet e reja ruse rreth centralit, ndërsa kryetari i bashkisë në mërgim të qytetit Zhaporozhye deklaroi se termocentrali është “përsëri objektiv i rusëve me granata”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…