BREAKING NEWS

Vulin spiun i Rusisë – si u arrestuan dy opozitarët rusë me përgjimet që Vulin ia dorëzojë Moskës zyrtare

Një avokat me emrin Dimitri Zahvatov, pjesëmarrës në një seminar të organizuar nga opozita ruse në Beograd në maj të vitit të kaluar, ka deklaruar se një nga arsyet e arrestimit të aktivistit opozitar rus Vladimir Kara-Murza ishte ministri serb Aleksandër Vulin.

Ai ka treguar se Vulim ia ka dorëzuar Moskës transkriptet e bisedave të përgjuara të opozitarëve rusë.

Përvec Kara-Murzës, nga një aksion i përbashkët i shërbimeve të sigurisë serbe dhe ruse është arrestuar edhe Andrej Pivovarov, një tjetër kampion i opozitës dhe kundërshtar i regjimit të Vladimir Putinit.

Javën e kaluar gjykata në Moskë mori vendim për zgjatjen e paraburgimit për dy muaj të opozitarit Vladimir Kara-Murza, i cili u bë i njohur për publikun në Serbi pasi zbuloi aferën për përgjimin e aktivistëve të opozitës ruse në Beograd.

Në këtë aferë ishte përfshirë edhe Vulin.

Zahvatov, i cili ishte pjesëmarrës në tubimin në kryeqytetin e Serbisë, ka përshkruar për të përditshme serbe “Nova” se si janë ndjekur nga anëtarët e ministrisë së mbrojtjes të Serbisë dhe pse mendon se aktivitetet e Vulin kanë kontribuar në arrestimin e dy anëtarëve të opozitës.

“Historia e gjurmimit dhe përgjimit tonë është shumë e çuditshme. Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte. Ai takim shumëditor u organizua në Beograd, sepse nuk ishte e mundur të organizohej i njëjti në Rusi. Ka pasur synim për ta mbajtur në vendin tonë, por është ndërprerë nga policia e cila ka arrestuar disa pjesëmarrës”, tregon Zahatov.

“Më ftuan të mbaja një leksion në atë mbledhje. Në fillim gjithçka ishte e qetë, por kur dolëm për të xhiruar qytetin, vura re një situatë të çuditshme: pashë një burrë dhe një grua të ulur në tavolinën ngjitur përballë nesh, ishte e shtunë. Mezi pinin asgjë, në tavolinën e tyre kishte vetëm çaj dhe pak ëmbëlsirë, e cila tregonte qartë se nuk ishte një takim midis një burri dhe një gruaje dhe as se ata ishin atje për arsye biznesi, duke pasur parasysh që nuk komunikonin me njëri-tjetrin”.

“Ishte e qartë se ata kishin ardhur atje për shkak të nesh, dhe atëherë fillova të dyshoja se bëhej fjalë për përgjim. Në fillim njerëzit e tjerë qeshën me dyshimet e mia dhe thoshin se po krijoja paranojë pa nevojë”.

“Pas kësaj, sugjerova që të ndaheshim në dy grupe që do të shkonin në dy vende të ndryshme dhe kështu të kontrollonin nëse kisha të drejtë. Një pjesë e grupit shkuan në drejtim të Kalemegdanit dhe të tjerët shkuan në pazar, domethënë në kërkim të rrobave më të ngrohta, duke qenë se tashmë po errësohej dhe po bëhej më ftohtë. Duke ecur, ai vuri re se i njëjti i ri që ishte ulur me vajzën në restorant po lëvizte pas nesh. Ai dhe një burrë tjetër po lëviznin pas nesh dhe dukej qartë se po na ndiqnin”.

Me ty kthyer në Rusi, dy opozitarët ishin arrestuar me materialet që Vulin ia kishte dorëzuar transkriptet e bisedave tona të përgjuara Nikolai Patrushev-it, Sekretarit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.

“Patrushev urdhëroi shërbimet që të merren me politikanët opozitarë, në radhë të parë me Pivovarov dhe Kara-Murzën. Unë nuk jam politikan dhe besoj se prandaj nuk më kanë vënë në shënjestër deri më tani, edhe pse në Rusinë e sotme çdo gjë mund të ndodhë në çdo moment”, shpjegoi avokati rus.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago