KRYESORE

Zelensky kundër armëpushimit të Putinit: Po synon ta manipulojë botën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se nëpërmjet armëpushimit të njëanshëm, presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të manipulojë botën “vetëm që të ketë heshtje në paradën e tij”.

Nëpërmjet një videomesazhi, Zelensky ka thënë të hënën se kërkesa e Putinit që të ketë armëpushim deri më 8 maj është mashtrim, duke thënë se armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pakushte.

“Ne vlerësojmë jetën e njerëzve, jo paradat. Prandaj besojmë dhe bota beson se nuk ka asnjë arsye për të pritur deri më 8 maj. Armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa ditë, për t’u rikthyer pastaj te vrasjet. Ai duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pa kushte — për të paktën 30 ditë, në mënyrë që të jetë i sigurt dhe i garantuar. Ky është themeli që mund të çojë drejt diplomacisë së vërtetë”, ka deklaruar Zelensky.

Presidenti ukrainas ka shtuar se është pro propozimit amerikan për armëpushim, duke thënë se Rusia i ka refuzuar këto “dhe vazhdon të manipulojë botën duke u përpjekur t’i mashtrojë Shtetet e Bashkuara”.

“Tani, edhe një herë, një tjetër përpjekje për manipulim: për arsye të pakuptimta, të gjithë pritet të presin deri më 8 maj për të ndalur zjarrin — vetëm që Putini të ketë heshtje për paradën e tij…Ne e ripohojmë këtë propozim. Edhe propozimi amerikan mbetet ende në tryezë. Rusia e di saktësisht çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të përgjigjet: të ndalojë vërtet zjarrin”, ka shtuar ai.

Zelensky shtoi se s’e ka dashur asnjë sekondë të kësaj lufte.

“Më 11 mars, ne iu përgjigjëm pozitivisht propozimit amerikan për një armëpushim të plotë. Ne bëmë gjithashtu një propozim tonin ndaj Rusisë — në mënyrë dypalëshe — për të ndalur sulmet, të paktën ndaj objektivave civile. Propozuam gjithashtu që armëpushimi i Pashkëve të ishte i plotë dhe të zgjatej për tridhjetë ditë”, ka theksuar ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago