Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret ku u bën thirrje forcave ushtarake që janë jashtë vendit me mision paqeruajtës të kthehen në Ukrainë për të luftuar agresionin rus, përfshirë edhe 40 ushtarët që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Zëvendëshefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Sibiga ka publikuar dekretin e nënshkruar nga Zelensky.
“Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka vendosur të thërrasë paqeruajtësit ukrainës me përvojë të lartë ushtarake nga të gjitha misionet në botë së bashku me pajisjet e tyre për të forcuar ushtrinë ukrainase tani kundër agresionit rus”, ka shkruar ai.