POLITIKE

Interesat që fshihen pas përpjekjeve të Turqisë e Izraelit për paqe në Ukrainë

Pas valës së ndërmjetësimit të Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, një grup i ri kanë negociuar me Vladimir Putin për situatën në Ukrainë.

Ata janë kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Këto vende deri tani kanë justifikuar mosndërhyrjen dhe neutralitetin që kanë mbajtur në luftë, me pretendimin se ky pozicion i vendos në pozitiva për të vepruar si ndërmjetës.

Kritikët e tyre, thonë se pas qëndrojnë kryesisht interesa tregtare dhe lidhje të tjera të ngushta.

Izrael

Bennett vizitoi të shtunën Moskën në një mënyrë shumë befasuese. Ai duket se është konsultuar me Macron, Scholz dhe Biden para se të kalonte 3 orë me Putinin.

Vizita vinte pasi Bennett kishte folur dy herë në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Bennett, kryeministër prej qershorit, është fillestar në diplomaci dhe ishte në takim i shoqëruar nga Zeev Elkin, veteran i takimeve të ish-kryeministrit Netanyahu me Putin që prej 2009.

Deri tani, Izraeli ka qëndruar neutral duke bllokuar furnizimin me armë të Ukrainës.

Izraeli duket se ka arsye të qëndrojë në krah të Rusisë, pasi i intereson që të këtë mbështetjen e saj për arritje e një marrëveshjeje nukleare me Iranin.

Gjithashtu i intereson që Rusia të vazhdojë ndikimin në Siri për të lejuar sulme ndaj pozicioneve të Iranit.

Turqia

Turqia gjithashtu është akuzuar se po luan me dy porta. Vendi po përballet me krizë financiare dhe nuk ka vendosur sanksione dhe as nuk ka mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë edhe pse e ka dënuar pushtimin.

Nga ana tjetër, Turqia ka lejuar që ushtria e Ukrainës të blejë dronë të prodhuar në vendin e saj si dhe ka mbyllur ngushticën e Bosforit dhe Dardanelës duke penguar anijet ruse që të kalojnë në Detin e Zi.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba kanë rënë dakord që të takohen në një forum që do të mbahet në Turqi të enjten, bisedimet e para të mundshme mes kryediplomatëve që prej nisjes së pushtimit.

Putin dhe Erdogan, të dy në të 60-at janë në pushtet prej dekadash. Presidenti rus nuk i ka kursyer lavdet për homologun turk, duke e cilësuar njeri të fjalës.

Erdogan ka biseduar me Putin të dielën për rreth një orë në telefon për arritjen e një armëpushimi dhe evakuimin e civilëve, por nuk ka pasur ndonjë arritje.

Turqia ka zgjedhur të blejë sistemin ajror mbrojtës rus S-400, duke nxitur sanksione nga SHBA dhe kritika nga NATO.

Sektori i saj i turizmit është shumë i varur prej rreth 5 milionë vizitorë rusë në vit.

Rusia gjithashtu mbikëqyr impiantin nuklear në Mersin. Gazprom ka në pronësi Turksream, gazsjellës nga Rusia që përmbush 40% të nevojave turke.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe gjithashtu kërkon një rrugë për t’u afruar sërish me SHBA dhe është partneri i 5-të më i madh për Ukrainën.

Duke balancuar në mënyrë të përhershme Lindjen dhe Perëndimin, Turqia me shumë gjasa nuk është ndërmjetësi i ndershëm që Putin kërkon.

Marrë me shkurtime nga “The Guardian”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

35 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

13 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago