POLITIKE

Zelensky pas fjalës në Kuvendin e Shqipërisë: Një vend i vogël me zemër të madhe!

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka vlerësuar mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës ku prej me shumë se dy muajsh po përjeton agresionin rus. Zelensky shpreh bindjen se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën jo vetëm kundër pushtimit rus, por edhe në integrimin e saj në Bashkimin Europian. Presidenti Zelensky tha se Shqipëria është një vend i vogël por me një zemër të madhe, gjë që nuk e  gjen as tek vendet më të mëdha të botës.

“Një dekadë më parë Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit Europain. Ne ende nuk e kemi arritur këtë. Te dy vendet janë duke investuar në zhvillimin e tyre të lirisë dhe bashkimit Europain dhe besoj se kur vjen koha për të mbështetur vendimin që Ukraina të hyjë në BE vota e Shqipërisë do të jetë pro nesh duke na mbështetur. Jam i sigurt që tani  çdokush në botë po tregon karakterin e tij të vërtetë.  Dikush më të jetë një vend i madh në përmasa, por shumë i vogël kur vjen puna tek guximi dhe dikush mund të jetë i vogël në hartë por kanë zemrën më të madhe. Faleminderit Shqipëri! Faleminderit për këtë lloj dashurie”, shkruan Zelensky në instagramin e tij.

Në një seancë të posaçme parlamentare Volodymir Zelensky mbajti një fjalë përshëndetëse nëpërmjet një video call në Kuvendin e Shqipërisë ku vlerësoi mbështetjen e popullit shqiptar. Ai tha se mbështetja e Shqipërisë në këto kohë të vështira për ta, i kujton Nënë Terezën, shqiptaren që u kthye në simbolin e humanizmit në të gjithë botën. Zelensky gjithashtu i ka kërkuar Shqipërisë që të kufizojë ardhjen e turistëve rus në vendin tonë, pasi një prej tyre mund të jetë autor i masakrës në Bucha si dhe të mbyllë portet për anijet ruse.

Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë më 24 shkurt 2022, Shqipëria është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

46 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago