KRYESORE

Zelensky për ndihmën ushtarake: Një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paketën e re të ndihmës ushtarake për vendin e tij, duke thënë kjo ta forcojnë ushtrinë ukrainase në fushëbetejë.

“Një dhuratë e mrekullueshme për Krishtlindje për Ukrainën”, shkroi ai në Twitter.

“Për herë të parë, ne do të marrim automjete të blinduara Bradleys, kjo është pikërisht ajo që nevojitet”, tha ai.

Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për t’i ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.

SHBA do të furnizojnë Ukrainën me makina të blinduara Bradleys. Këto lloje makinash janë të pajisura topa prej 25 milimetrash, mitraloz prej 7.62 milimetrash dhe raketa kundërtank.

Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë makina të blinduara të llojit Marders.

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha të premten se rreth 40 Marders do të dërgohen apo makina të mjaftueshme për të pajisur një batalion.

Për një kohë të gjatë, Ukraina ka kërkuar që të pajisjet me armatime të rënda, përfshirë tanke, që do t’i lejonin që të kryente ofensiva. Shtetet perëndimore kanë hezituar që t’i ofrojnë armë të tilla, duke thënë se kanë frikë se një gjë e tillë do të provokonte Rusinë.

Por, ukrainasit kanë ndërtuar momentum dhe qeveritë perëndimore kanë zgjeruar gamën e armëve që po ofrojnë për Ukrainën.

Njoftimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania vijnë një ditë pasi Franca premtoi se do t’i dërgonte Ukrainës tanke të lehta të llojit AMX-10 RC. Këto janë makina që mund të bartin topa më të rëndë.

Po në këtë ditë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi forcat e armatosura ruse që të zbatojnë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit me trupat ukrainase, më 6 dhe 7 janar, për festën e Krishtlindjes ortodokse.

Por, armëpushimi i shpallur nga Rusia në Ukrainë është thyer pas shkëmbimeve të zjarrit përgjatë vijës së frontit, thanë të shtunën zyrtarët ukrainas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

41 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

22 orë ago