KRYESORE

Zelensky: Rusia nuk na thyen dot as me dronë iranianë

Në errësirë, pranë mbetjeve të një droni të shkatërruar, presidenti Volodymyr Zelensky zotohet se sulmet masive të Rusisë nuk do të thyejnë shpirtin e ukrainasve.

“Bombardimet nuk do të na thyejnë. Të dëgjosh himnin e armikut në tokën tënde është me e frikshme se raketat në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira”, tha ai.

Në vetëm 2 ditë, sipas Zelenskit, Rusia kishte kryer më shumë se 30 sulme me dron në Ukrainë. Ai tha se në total, forcat pushtuese kishin lëshuar 4500  raketa dhe kishin ndërmarrë mbi 8 mijë sulme ajrore.

“Në dy ditë u lëshuan më shumë se 30 dronë. Mbrojtësit e qiellit tonë parandaluar armikun dhe rrëzuan 23 dronë iranianë Shahed. Një sërë raketash u kthyen në metal për skrap. Në total gjatë kësaj periudhe, Moska ndërmori 4500 sulme raketore dhe 8 mijë ajrore. Por ne po luftojmë”, tha Zelensky.

Deklarata e Zelensky-t erdhi pak pasi sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e quajti përdorimin agresiv të dronëve iranianë nga Rusia si tronditëse. Gjatë një vizite në Kanada, diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të vrarë civilë ukrainas dhe për të shkatërruar infrastrukturën mbi të cilën mbështeten për elektricitetin ujin dhe ngrohjen.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja do të vazhdojnë të punojnë së bashku me partnerët për të penguar Iranin të furnizojë Moskën me këto armë”, tha Anthony Blinken.

Javët e fundit, Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës civile, duke dëmtuar rrjetin elektrik dhe hidrik në vend, teksa temperaturat kanë filluar të ulen. Shtetet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me dronë dhe se ekspertë ushtarakë të Teheranit janë në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për t’u ofruar mbështetje teknik pilotëve. Por Teherani i cilëson akuzat si të pabaza dhe i kërkon Ukrainës të tregojë provat për të mbështetur pretendimet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

21 orë ago