Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka thënë atij se Kievi mund të përgjigjet ndaj sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë duke vepruar po njësojë, teksa Ukraina po vazhdon operacionet ndaj rafinerive ruse.
“Nëse ata sulmojnë energjinë tonë, presidenti Trump mbështet që edhe ne të përgjigjemi me [sulme ndaj] energjisë”, tha Zelensky në një intervistë për Axios, të publikuar më 25 shtator.
Ai shtoi se Trump po ashtu ka dhënë dritën e gjelbër për sulme hakmarrëse ndaj fabrikave ushtarake të Rusisë. Megjithatë, Zelensky sugjeroi se këto objekte mund të jenë më të vështira që të goditen për shkak se kanë nivel të lartë të mbrojtjes.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë disa ditë pasi ai bisedoi me Trumpin në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator.
Takimi u pasua nga një ndryshim i papritur i qëndrimit të Trumpit, kur ai tha se Ukraina mund të rimarrë kontrollin e kufijve të saj “me kohë, durim dhe mbështetje financiare të Evropës dhe, veçanërisht, të NATO-s”.
“[Presidenti rus, Vladimir] Putin dh Rusia janë në telashe TË MËDHA”, shkroi Trump në Truth Social, duke sugjeruar se problemet ekonomike ishin një nga arsyet se pse ai shprehu besim në aftësitë e Ukrainës.
Kremlini e mohoi këtë pretendim më 24 shtator, edhe pse e pranoi se “po, Rusia po përballet me disa tensione dhe probleme në disa sektorë të ekonomisë”.
Zelensky tha se i ka thënë Trumpit se Ukraina ka dronë që mund të arrijnë thellë në territorin rus.
Kievi ndërkaq së voni po vazhdon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Një ditë pas takimit të Zelenskyt me Trumpin, Ukraina sulmoi kompleksin e naftës Salavat, që është një ndër më të mëdhenjtë në Rusi.
Salavat gjendet rreth 1.500 kilometra larg nga vijat e frontit në Ukrainë.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…