Edhe pse emërimi i tij, u prit me shumë zhurmë dhe kritika, puna dhe artikulimi i problemeve shëndetësore që po bën ministri Zemaj, tregojnë të kundërten.
Marrja e përgjegjësive politike për udhëheqjen e dikasterit shëndetësor në kohe pandemie është sfidë që kerkon guxim dhe vullnet. Shto faktin që aktualisht në pushtet gjendet një qeveri mjaftë jo-stabile.
Pandemia nga Covid19, ka nxjerrë në pah problemet e shumta, te cilat janë akumuluar që nga paslufta, e me te cilat ballafaqohet shëndetësia kosovare vazhdimisht.
Ndër këto probleme është mungesa e stafit shëndetësor, përkundër numrit të madh të mjekëve të papunë. Ky paradoks ka ardhur si pasojë e politikave të gabuara shëndetësore të cilat kanë pamundësuar specializimet që 5 vite. Si rrjedhoj janë grumbulluar numër i madhë mjekesh dhe është zvogëluar numri i mjekëve specialist nepër klinika të QKUK-së dhe repartet e spitaleve regjionale.
Arsyetimet e vazhdueshme përgjatë këtyre viteve kanë qenë tek mungesa e mjeteve buxhetore. Mirëpo nga raportimet e fundit te auditorit janë vërejtur keqmenagjime të vazhdueshme të mjeteve buxhetore, e sidomos të dikasterit të trajtimeve jashtë vendit.
Të gjitha këto probleme janë artikuluar kohët e fundit nga ministri aktual i shëndetësisë Zemaj.
Poashtu, janë ndërrmarë masat e para në përmirësimin e këtij sistemi kaotik shëndetësor.
Fillimisht është formuar Bordi për shkollim profesional specialistik dhe është premtuar se mënjeherë do të procedohet me hapjen e konkursit për shkollim specialistik.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…