Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka thënë se është vështirë e besueshme se rusi Alexei Kondratiew po konsiderohet të zgjidhet raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Këshillin Evropian.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Twitter, është shprehur se për shumë vite Rusia e ka keqpërdorur Këshillin e Evropës si platformë kundër Kosovës.
Ky është shkrimi i plotë i Hoxhajt në Twitter:
“Vështirë të besohet që ish spiuni i ushtrisë ruse Kondratiew po konsiderohet të bëhet raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Këshillin Evropian. Për shumë vite, Rusia e ka keqpërdorur Këshillin e Evropës si platformë kundër Kosovës. Kjo përzgjedhje nuk do të ishte e rastësishme.