Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përkrahjen e plotë të të gjithë kabinetit në takimin që po mbahet sot në Ohër.
Rexhepi tha se qëllimi nuk është të nënshkruhet një marrëveshje ku më pas sipas saj, mund të ketë një shtet brenda Kosovës, siç është Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, teksa shtoi se Kosova duhet të ketë shumë kujdes prej pikës së parë deri tek e fundit në marrëveshjen e 27 marsit.
Duke folur në Klan Kosova rreth pamjeve zyrtare të takimit në mes Kurtit e Vuçiqit, Rexhepi tha se me këto fotografi, Kurti ka treguar se ai është pro marrëveshjes.“Ne si shtet jemi të hapur për ta përfunduar këtë, por Serbia duhet ta me kë kanë të bëjnë marrëveshje. Ne e përcjellim këtë marrëveshje me shumë seriozitet pasi në Kosovë jetojnë edhe komunitete të tjera, e nëse veç interesi i serbëve është këtu, për ne nuk është e mire”, tha ajo.
“Dhe, nuk është me rëndësi a e nënshkruajmë sot atë marrëveshje, por duhet të jemi shumë serioz për të gjitha pikat që janë në atë marrëveshje. Asociacioni është prej vitit 2013 e më pas ne e kemi ratifikuar në Kuvend më 2015 ku kam votuar edhe unë, pasi në atë kohë kemi menduar se komunitetin serb duhet integruar në sistemin e Kosovës”.“Tash, kryeministri është i hapur shumë për të folur me komunitetin lokal serb e jo vetëm, e para se të nënshkruaj diçka që është si Asociacioni, duhet të pasur kujdes sepse nëse tash bëjmë diçka që nuk është në interes të shtetit, më vonë s’mund të ndryshojmë asgjë”, është shprehur Rexhepi.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…