KRYESORE

Zgjedhjet në Holandë, një “Zotëri i parë” krah kryeministrit

Holanda mund të ketë një kryeministër të ri, 38-vjeçarin e majtë liberal Rob Jetten, i cili ka shanset më të mëdha për këtë post.

Dhe me të, vendi mund të ketë për herë të parë një “zotëri të parë” në krah të kryeministrit në Holandë. I fejuari i Jetten vjen, njësoj si Mbretëresha Máxima, nga Argjentina. Ai është 28-vjeçari Nicolás Keenan, i lindur në Buenos Aires, një lojtar profesionist hokeji.

“Si finalja e Kupës së Botës”

Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të.

“Nata e pritjes së rezultateve ishte si një finale e Kupës së Botës për mua”, tha Keenan. Rezultatet u njoftuan në televizion në orën 9 të mbrëmjes. Pas kësaj, së bashku me partnerin e tij, ai festoi suksesin e partisë D66 deri në mesnatë.

Partnerët e kryeministrave në Holandë nuk luajnë ndonjë rol të madh. Keenan gjithashtu nuk beson se jeta e tij si “zotëri i parë” do të ndryshojë shumë.

“Për mua, jeta thjesht vazhdon. Unë vazhdoj të stërvitem dhe asgjë nuk do të ndryshojë në fushën sportive.”

Keenan tashmë ka arritur sukses me ekipin kombëtar argjentinas dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris dhe Tokio. Tetë vjet më parë ai u transferua në Hagë dhe luan atje për klubin profesional HC Klein Zwitserland.

Takim në supermarket

Ata të dy u takuan rastësisht në Hagë.

“Pikërisht në supermarket”, tha Jetten për revistën Linda. Në atë kohë, ai ishte Ministër për Klimën dhe iu desh të largohej përkohësisht nga apartamenti i tij në verën e vitit 2022 për arsye sigurie, gjatë protestave të ashpra nga fermerët. Jetten u vendos në lagjen ku jeton Keenan. Të dy u takuan rastësisht në një supermarket dhe u dashuruan me njëri-tjetrin.

Keenan ishte lojtari i parë në hokejin profesional holandezpër meshkuj që e deklaroi hapur veten si homoseksual. Megjithatë, jo të gjithë e pranuan dashurinë e këtyre të dyve me entuziazëm, madje edhe në një vend gjoja tolerant. Jetten e tha publikisht dhe lexoi mesazhet homofobike të urrejtjes që po merrte.

I dashuruar kokë e këmbë

Politikani i majtë liberal nuk e fsheh aspak dashurinë e tij të madhe. Ai foli për këtë disa herë gjatë fushatës zgjedhore.

Shumë vetë vunë re se ai buzëqeshte vazhdimisht, dhe disa vëzhgues komentuan me shaka se arsyeja për këtë nuk ishin vetëm mesazhet e tij optimiste politike, por se ai ishte i dashuruar kokë e këmbë.

Ai i propozoi fejesën Keenan në pranverë, dhe Keenan tha po me entuziazëm.

Së shpejti të dy do të martohen. Përgatitjet për dasmën janë në kulmin e tyre.

/Marrë nga DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago