Në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash. Vendimi për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, erdhi pasi që në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryetarët dhe këshilltarët komunalë nga Lista Serbe, e cila mbante pushtetin në këto komuna, kishin dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e vendit, në shenjë kundërshtimi të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe Asociacionin e komunave me shumicë Serbe.
Aktualisht kjo parti nuk figuron në listën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) si parti garuese në këto zgjedhje lokale. Përfaqësuesit e Listës serbe ishin deklaruar se nuk do të marrin pjesë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre nga organet e vendit.
As dakordimi mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel e Ohër për planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk ka ndikuar që Lista Serbe të jetë pjesë e procesit demokratik zgjedhor në Kosovë.
Mirëpo, në katër komunat veriore të vendit janë disa parti të tjera garuese të cilat janë regjistruar në KQZ-së me kandidatët e tyre për kryetar komunash, duke përfshirë të komunitetit serb, shqiptar dhe komunitetet e tjera.
Në Komunën e Leposaviqit, kandidat për kryetar komune është kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
Jabllanoviq në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Lista Serbe këtë vendim e ka marr për shkak të interesave politike, i cili, siç tha ai, rezultoi në dëm të qytetarëve.
“Është e rëndësishme që Listën Serbe askush nuk e ka penguar të merr pjesë në zgjedhje. Vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve e morën për shkak të interesave të tyre politike dhe ky vendim ishte në dëm të qytetarëve. Unë i shoh zgjedhjet si një mundësi për ndryshimin e qeverisë dhe personalisht jam i lumtur me vendimin e tyre të mospjesëmarrjes në zgjedhje. Kështu, rruga drejt fitores na u lehtësua në një mjedis ku njerëzit sillen me dhunë në qendrat e votimit dhe ku në zgjedhjet e mëparshme, shumë persona të vdekur rezultojnë se kanë votuar. Këtë herë nuk do të jetë kështu dhe për këtë duhet ta falënderojmë Listën Serbe për vlerësimin e gabuar”.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…