LAJME

Zgjidhet “misteri” i objektit ndriçues që u pa të dielën mbi qiellin e Kosovës

Një satelit jofunksional është futur në mënyrë të pakontrolluar në atmosferë mbrëmjen e së dielës (25 gusht), duke kaluar edhe në qiellin e Kosovës, thuhet në një raport të “Space Track”.

Kjo platformë që ofron të dhëna dhe informacione mbi vendndodhjen e satelitëve dhe objekteve të tjera në hapësirë, ka njoftuar se sateliti i kompanisë Starlink, është nisur më 29 janar të 2020-s dhe ka kaluar edhe nëpër hapësirën e Ballkanit.

Sipas portalit në fjalë, mbetjet hapësinore, të përcaktuara nga Komisioni Federal i Komunikimeve të Shteteve të Bashkuara (FCC) si objekte artificiale që rrotullohen rreth Tokës që janë jofunksionale, janë bërë një çështje shqetësuese vitet e fundit.

Në vitin 2022, komisioni miratoi një rregullore që u kërkon operatorëve satelitorë t’i largojnë ato nga orbita brenda një maksimumi pesë vjetësh pas përfundimit të misionit.

Siç thuhet më tej, pas gati 60 vitesh aktivitet hapësinor dhe mbi 5.500 lëshime në hapësirë, rreth 23.000 objekte me diametër më të madh se 10 centimetra rrotullohen rreth Tokës, duke formuar një “re” mbeturinash.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

13 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago