Një person është zhdukur me të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, personi i cili është raportuar i zhdukur kishte ardhur nga Zvicra më 18 qershor dhe pas zbritjes në aeroport, ai është zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
“Ankuesi ka raportuar se personi me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP ‘Adem Jashari’ dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.
KOHA ka kontaktuar edhe ANP “Adem Jashari” për të kuptuar më shumë rreth rastit dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.