Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një storie të mediumit gjerman “Deutsche Welle” ka treguar rutinën e tij brenda objektit të komunës. Ai tregon se përfundi kauçit së zyrës së tij mbajti jorgan e jastëk, ndërsa tregon edhe për banjon e kuzhinën.
Hetemi improvizoi jetesën e tij brenda objektit komunal për shkak të protestave që u bënë jashtë komunës pas zgjedhjes së tij kryetar.
Krahas kësaj storie, DW tregon edhe për situatën aktuale në pjesën veriore të Kosovës dhe kontekstin:
Njëzet e pesë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës mbesin të vështira. Një shtyllë kryesore e mosmarrëveshjes është nëse do të krijohet apo jo një asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Serbët etnikë e shohin atë si një mënyrë për të ushtruar të drejtat e tyre kolektive; ahqiptarët e Kosovës e shohin atë si një kërcënim për të ardhmen e Kosovës.
Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund si luftës në Kosovë, ashtu edhe bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO, u nënshkrua 25 vjet më parë më 9 qershor 1999. Por edhe pse ka kaluar një çerek shekulli, tensionet mes Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë.
Pothuajse nëntë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Edhe pse Republika e Kosovës tashmë është njohur nga rreth 100 vende në mbarë botën, Serbia ende refuzon ta bëjë këtë.
Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës përqendrohen në Kosovën veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbët etnikë, të cilët refuzojnë të pranojnë autoritetin e Kosovës. Një dekadë negociatash të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian kanë rezultuar në disa marrëveshje, të cilat janë zbatuar vetëm pjesërisht.
Aktualisht, mosmarrëveshja më e madhe midis dy vendeve fqinje është propozimi për të krijuar atë që njihet si Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, i cili do t’u mundësonte komunave me shumicë serbe në Kosovë të punojnë ngushtë me njëra-tjetrën për të ushtruar autoritetin e tyre. Serbët e Kosovës e shohin atë si një rrugë drejt ushtrimit të të drejtave të tyre kolektive. Shqiptarët e Kosovës, nga ana tjetër, e shohin atë si kërcënim për të ardhmen e Kosovës.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…