SPORT

Zhegrova arrin akord personal me Juventus

Milani vijon përforcimet edhe pse janë orët e fundit të merkatos, ndërsa ka nisur bisedimet me Liverpulin për mbrojtësin Gomez. Skuadra tjetër italiane, Juventus ka arritur akordin personal me sulmuesin shqiptar Edon Zhegrova.

Merkato e transferimeve po shkon drejt fundit dhe ky është momenti ku skuadrat marrin verdiktet përfundimtare, një prej tyre është Milani që ka zhvilluar një verë pozitive, ndërsa synon të afrojë në limite mbrojtësin Joe Gomez nga Liverpool. Palët kanë nisur bisedimet me njëra-tjetrën dhe vetë lojtari do ta dëshironte një kalim në San Siro, ndërsa nuk bëhet fjalë për huazim, por blerje të plotë të kartonit të shtatlartit. Liverpool dëshiron të afrojë Marc Guehi nga Crystal Palace, e nëse kjo arrihet, atëherë Gomez është i lirë ti bashkohet kuqezinjve.

Juventus ka arritur akordin personal me Edon Zhegrovën, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, i cili është pjesë e Lille në Francë. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të kaluar në Serinë A, madje është dakordësuar me kushtet e bardhezinjve, por një detaj e pengon këtë lëvizje. Nico Gonzalez i cili është drejt kalimit të Atletico Madrid, e në rast se konfirmohet atëherë Zhegrova kalon në Torino.

Historia më interesante e transferimeve këtë verë është padyshim ajo e Nicolas Jackson, i cili u nis për të kryer vizitat mjekësore te Bayern. Chelsea ishte dakordësuar me bavarezët, por dëmtimi i Delap bëri që blutë të njoftonin skuadrën gjermane se lojtari duhet të kthehet në Londër, një veprim që duket më tepër komik, në një nivel të tillë futbolli. Vetë Jackson dhe menaxheri i tij deklaruan se nuk do të kthehen në Angli, por drejtuesit bavarezë pohuan se do të respektohen mërrëdhëniet me Chelsean mbi këtë lëvizje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago