Kryetar i Sindikatës te Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar në një postim në Facebook për mos ekzukutimin e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat nga Qeveria.
Sipas tyre edhe pasi kanë kaluar 42 ditë nga vendimi ende sektori privat nuk ka marrur 100 eurot.
“Ne menduam se të gjithë ata me aplikacione të mbushura në rregull, parat për ta do të procedohen se paku pas një jave. Nga 12 Prilli deri me 28 Prill nuk u puna asgjë për përcjelljen e mjeteve. Në pyetjet e sindikatës se qa po ndodhë me këto mjete, Ministria tha se me 28 Prill u formua komisioni për verifikimin e aplikacioneve, dhe menduam që shpejt do të procedohen mjetet”, thuhet në reagim.
Ai po ashtu ka përmendur se si pas presionit ministria ka dalur me një sqarim duke thënë se gjatë kësaj javë do të pritet ekzekutimi i mjeteve.
“Por me datë 23.05.2022 në një konferencë për shtyp tha: kemi telashe me verifikim dhe shume shpejt do ta kryejmë ekzekutimin e mjeteve, tani nuk përmendi as datë, as dite, as javë. Dhe sipas nesh kjo nuk është transparencë por zhgënjim dhe papërgjegjësi”, ka thënë Azemi.
E gjitha kjo sipas tij ka bërë që të ngriten dyshime nga ky sektor.
“Sa për verifikimin e 300 mi punëtorëve mundë të bëhet për një ditë e jo për 42 ditë, këto gjera për ne nuk janë fare arsyetim, por se ku është defekti vetëm ata e dinë dhe ne e dyshojmë”, përfundon reagimi.