Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pretendon se “hajdutët rusë” po vjedhin grurin ukrainas për ta shitur jashtë vendit, duke thënë se gruri po ngarkohet në anije, të cilat më pas do të kalojnë përmes Bosforit – rruga e ngushtë ujore që ndan anët evropiane dhe aziatike të Turqi – për t’u shitur jashtë vendit.
“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të qëndrojnë vigjilente dhe të refuzojnë çdo propozim të tillë. Mos blini ato të vjedhura. Mos u bëni bashkëpunëtorë të krimeve ruse”, shkroi Kuleba në Twitter.
BBC nuk i ka verifikuar pretendimet. Rusia të martën hodhi poshtë si imazhe “të rreme” që shfaqnin anijet duke u mbushur me grurë në Krime.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, akuzoi Rusinë për përdorimin e ushqimit si armë në luftën në Ukrainë, duke shtuar se po konfiskonte drithë dhe po bllokonte anijet në territorin që kontrollon.
Ajo tha se pasojat tashmë po shiheshin në rritjen e çmimeve globale për ushqimin, plehrat dhe energjinë – duke çuar në më shumë vuajtje për ata që kanë më shumë nevojë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…