Eljodor Ndini, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në Bashkinë e Tiranës, është arrestuar tre ditë më parë nga Policia e kryeqytetit pas një hetimi disa mujor me Prokurorinë. Ndini dhe tre vartësit e tij, shisnin varret në Tufinë për 2 milionë lekë të vjetra.
Fax News sjell dëshmi tronditëse për këtë fenomen që është zbuluar së fundmi nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës. Fëmijët e porsalindur por që për shkaqe të caktuara ndërrojnë jetë, zhvarrosen dhe vendi i tyre u shitet personave të tjerë që duan që të afërmit të prehen buzë rruge.
Për personat të cilët nuk paguajnë për “banesën e fundit” të të afërmve të tyre, autoritetet në varësi të Bashkisë së Tiranës i çojnë në vendet më të largëta. I tillë është edhe rasti i një qytetari që tregon se babain dhe vëllain i ka në varrezat e Tufinës, ndërsa nënën e tij në varrezat e Sharrës.
“Fëmijët e porsalindur që nuk vizitohen nga familjarët i zhvarrosin dhe vendet e tyre i shesin. Kur më ndodhi mua fatkeqësia në familje, më kërkuan 300 mijë lekë. Çmimet variojnë deri në 5 mijë euro, varret jepen sipas nivelit dhe shtresës ekonomike”, shprehet një qytetar tjetër.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…