Policia e Kosovës ka shkuar në qendrën “Orenda” në Pejë.
Sipas gazetares së T7, Blerta Zuka, atje është arrestuar burri i njërës nga grave që shihen në video.
Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së rasti ka ndodhur më 29 tetor derisa sot në rrjete sociale është publikuar videoja e momentit kur një infermiere e godet me shuplaka e shqelma një të moshuar, ndërsa disa të tjera veç qeshin dhe një nga to e incizon momentin.
Tashmë, janë arrestuar dy infermiere, derisa katër janë suspenduara.
Policia në Pejë e ka konfirmuar se punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, teksa nga Prokuroria kanë bërë të ditur se tri të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të dyshuarat ngarkohen me tri vepra penale dhe ndaj të njëjtave është caktuar masa e ndalimit.