Zhvillimet në veri të Kosovës, Muja paralajmëron: Mund të ndodhë një dramë nga Vuçiqi

Analisti i çështjeve politike Armend Muja, ka thënë se gjendja në veri të Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e qetë.

Ai teksa ka komentuar për kritikat ndaj qeverisë në detyrë për shkak se dy komuna në veri janë futur në karantinë me urdhër të Serbisë, ka thënë se ato janë vetëm arsyetime.

Muja ka porositur politikanët që të jenë të kujdesshëm e të mos tensionohen raportet ndër-etnike në këtë kohë pandemie.

Ai poashtu ka thënë se nuk duhet anashkaluar edhe mundësinë e “një drame” nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Mujës në Facebook:

Ne ndjekje te gjendjes se jashtezakonshme – para ca ditesh Gjykata Kushtetuese nxorri nje aktgjykim ne lidhje me masat emergjente ne Kosove. Perderisa raportimi kryesor ishte se ‘Kryeministri shkeli kushtetuten’ eshte humbur materja thelbsore ne aktgjykim – Nuk ka nevoje per gjendje te jashtezakonshme qe Qeveria te imponoj masat emergjente shendetesore dhe ajo mund te behet me ligj apo duke zbatuar kreativisht Ligjin per Parandalim te Semundjeve Ngjitese.

Pak eshte komentuar se ky aktgjykim ishte me i demshem per spozorizuesit e propozimit per shpallje te gjendjes se jashezakonshme. Tashme qe eshte shterrur mundesia e shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme permes Coronavurusit qenka hedhur nje arsyetim tjeter – Veriu. Gjendja ne veri asnjehere nuk ka qene me e qete. Klasa politike duhet te jene te kujdesshem qe te mos tensionen marredheniet nder-etnike ne kete kohe. Te njejten kohe nuk duhet anashkaluar edhe mundesine e nje drame nga Vucic.