LAJME

Zjarr i madh/ Digjen mbi 60 vetura në një auto servis në Gllogjan

Mbi 60 vetura të cilat gjendeshin në një auto servis në Gllogjan janë djegur gjatë së shtunës. Krejt kjo ka ndodhur si pasoj e erërave të forta dhe këputjes së telave të rrymës.

Arianit Hamzaj, banorë I këtij fshati ka rrëfyer për Dukagjinin se si kishte intervenuar ai vetë se bashku më banorët e tjerë derisa në vendin e ngjarjes kishin ardhur ekipet e zjarrfiksëve dhe Policia.

Shkrumb e hi u bën vetura të shumta të cilat ishin te parkuara në hapësirën e këtij auto-serbisi

Erërërat e forta që kaluan në Gllogjan të Deçanit duket se kishin shkaktuar dëme në telat e rrymës në këtë zonë ku si pasoj kaploi zjarri i përmasave të mëdha

I pari që pa këtë ngjarje ishte, Arianit Hamzaj, nga Gllogjani.

“Sapo kamë hyrë në fshatin Glloagjan kamë has në një zjarr masiv dhe i cili sipas së gjithash është shkaktuar nga fryma e madhe që i ka këput telat e rrymës, brenda disa minutash zjarri është përhap më të madhe”, ka deklaruar Arianit Hamzaj, Gllogjan.

Arianiti që është edhe pjesë e ekipit të zjarrfiksëve në Decan, thotë se pasi ka intervenuar me disa banorë të tjerë kanë ardhur edhe ekipet e zjarrfiksëve nga Decani e Gjakova, Policia e Kosovës e po ashtu edhe ekipet e KESD-it.

Por sipas Hamzajt, ky biznes në formën e njëjtë ishte dëmtuar edhe vitin e kaluar

“Në ketë rast ne kemi intervenuar edhe vitine kaluar, këta tela të rrymës aty duhet të ndrrohen pasi është vend malorë dhe këta tela rrezikojnë çdo herë”, ka deklaruar ai.

Policia në rajonin e Pejës thonë të lënduar nuk ka dhe se me të marrë njoftimin njësitet relevante kishin dalur në vendin e ngjarjes dhe se është bërë lokalizimi i zjarrit derisa shtojnë se rasti mbetet të hetohet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

19 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

4 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

16 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

19 orë ago