LAJME

Maltretimi i mërgimtarëve në kufi s’ka fund

Të dielën, pritjet për të hyrë në Kosovë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkuan deri në tri orë në pikëkalimin në Merdar. E për të dalë nga Kosova në Serbi përmes kësaj pike, pritjet shkuan deri në dy orë. Pritje të mëdha, por jo si në Merdar, të dielën pati edhe në pikën tjetër kufitare Kosovë – Serbi, te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë shkuan deri në një orë e gjysmë. E kohë e njëjtë u desh edhe për ta lëshuar Kosovën Me pritjet që shkuan deri në tri orë, mërgimtarët janë përballur edhe të dielën, për të hyrë dhe dalë nga Kosova.

Ata akuzuan autoritetet serbe se po vonojnë qëllimisht me kryerjen e procedurave.

Deri më tash, pritje të gjata kishte vetëm për të hyrë në Kosovë, por ditëve të fundit pritjet janë shtuar edhe për ta lëshuar Kosovën, meqë shumë mërgimtarë po i kryejnë pushimet.

Mërgimtarët, që të dielën zgjodhën pikën kufitare në Merdar, akuzuan policinë e Serbisë, për ndalesa e kontrolle siç thonë, të panevojshme të cilat po shkaktojnë kolona.

“Prej Munihu po vijmë, në tetë ora në mbrëmje jemi nisur mbrëmë dhe para dy orëve kemi arritur këtu. Dy orë kemi pritur, deri tash”, ka thënë Mehmet Zymeri.
Edhe Efraim Behluli u shpreh i zhgënjyer me atë që po u ndodh vit pas viti, sa herë ia mësyjnë Kosovës.

“Për besë nja dy orë e më shumë, këtu po… Çfarë të them, fajet i ka neglizhenca e palës tjetër”, ka thënë ai.

Pritje të mëdha, por jo si në Merdar, të dielën pati edhe në pikën tjetër kufitare Kosovë – Serbi, te Dheu i Bardhë. Pritjet për të hyrë në Kosovë shkuan deri në një orë e gjysmë. E kohë e njëjtë u desh edhe për ta lëshuar Kosovën. Në orët e mbrëmjes të së dielës, kjo periudha të pritjeve u zvogëluan, në 5-10 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 40 minuta për të dalë nga Kosova.

E në Merdar, pritjet nuk u zvogëluan as në mbrëmje, bazuar në statistikat e Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar.

Në kushte anonimiteti, qytetarët janë ankuar se gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë serbë, u kanë marrë gjësende të ndryshme, të cilat kishin vendosur t’ua dërgonin të afërmve në Kosovë.

Përpos bashkatdhetarëve, në pikëkalimin kufitar në Merdar, të dielën pati edhe shumë qytetarë nga Sllovakia, Hungaria e Çekia, të cilët Kosovën e shfrytëzuan si vend transit për të shkuar në pushime në Shqipëri.

Pritjet në pikëkalimet e tjera kufitare, të dielën, ishin nga 3 deri në 25 minuta në Jarinjë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago