Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës. Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në qiell pikërisht pranë një prej zonave që pret tifozët.
Autoritetet vendase kanë njoftuar në një deklaratë se zjarri ka nisur në një godinë në ndërtim, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në një njoftim në Twitter, autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve dhe tifozëve të shumtë që të qëndrojnë të qetë pasi nuk ka asnjë rrezik që zjarri të përhapet.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale duken shtëllungat e tymit nga disa kilometra larg ngjarjes.