Zjarrfikësit kanë shpëtuar 28 persona të cilët kishin ngecur në një lartësi 100 metra në një park argëtimi në Oregon, SHBA.
Bëhet e ditur se njëri nga ta është dërguar në spital.
Megjithatë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar, shkruan skynews.
Portland Fire and Rescue tha se zjarrfikësit punuan me inxhinierë në parkun Oaks, i cili u hap për herë të parë në 1905, për të ulur personat, dhe se ekuipazhet ishin përgatitur për të kryer një shpëtim me litarë nëse do të ishte e nevojshme.
Siç raportohet, stafi i parkut thirri menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën rreth 25 minuta më vonë.
Parku tha se do të punojë me inspektorët shtetërorë për të përcaktuar shkakun e ndalimit.
“Dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë më të thellë për reaguesit e parë dhe stafin tonë për marrjen e masave të menjëhershme, duke çuar në një rezultat pozitiv sot, dhe për pjesën tjetër të mysafirëve që ndoqën me shpejtësi udhëzimet për të liruar parkun për t’i hapur rrugë urgjencës”, thuhet në njoftim.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…