E ndërsa flakët rrezikuan seriozisht mbrëmë tunelin e Kalimashit dhe forcat e FSK dhe zjarrfikëset nga Kosova janë angazhuar në ndihmë të forcave në Kukës për të shuar flakët në faqen e facebook të ERTV vijon propaganda e Shqipërisë që po rilind.
Asnjë fjalë, asnjë koment nga kryeministri Rama për zjarret mbrëmë dhe as një falenderim apo mirënjohje për Kosovën. Kjo nuk ka ngelur pa u vënë re dhe pa u komentuar nga ndjekësit e tij në facebook
Mëngjesin e sotëm kryeministri e nisi me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut
“Mirmengjes dhe me lagjen e re të Rilindjes së Shijakut pas shkatërrimit nga tërmeti, e cila do të jetë një shembëlltyrë urbane e respektit dhe solidaritetit me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që do të përfitojnë falas apartamente optimale, ju uroj një ditë të mbarë”
Disa nga komentet e komentuesve
Iliri shkruan: Zjarre të mbara thuaj më mir..
Nuk fiken vet zjarret duan fikur.
Çuçi dhe Peleshi nga bëhen
Deri sa të kthehen nga pushimet erdhi zjarri në bllok
Albani shkruan: Thuaje ndonje fjal per zjarrin ne Kuks, dhe per ndimen nga Kosova. Rroft Sali Berisha
Zymeri shkruan: O kryeminister meru pak me fsk sado pak ni Faleminderit thuaje sepse ata tashmë gjinden ne vijen e par të frontit me zjarrin ndihmen e huaj e reklamon non-stop kurse ndihmen vllazrore e injoron ,, mos mbaj inate politike ( për inat resë um dekt djali) ne ksi raste emergjente ësht injoranc me mbajt inate polotike,, ne një intervist kur jeni Pytur cili politikan ju pëlqen nga kosova keni than albin kurti , bie kundershtim me fjalët e tua ,, ama albini si sot si dje po I njejti eshte ska ndryshuar ju keni ndryshuar dhe për ket duhet tju vi keqë nga qka keni then dhe qfar qendrimi keni sot ,,, ndoshta kosova nuk ka paisjet që I ka evropa për ti fikur zjarret,, por kosova ka factorin kryesor faktori njeri që me zemer mer rrugën rrugën zjarrit për atdhe, e meta e juaj esht se ju mundoheni të jeni me pap se papa ama vetëm me vllezër se me evrop nuk tu shitet politika e artistit po as me albin kurtin jo”