Zogiani i VV’së: S’e pranojmë vendimin nëse Kushtetuesja shkruan ndonjë amandament
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje zv.ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Avni Zogiani, në FRONTAL të T7 ka folur rreth çështjes së shumë debatuar ditëve të fundit, vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re.
Zogiani ka thënë se do të respektojnë vendimin e Kushtetueses vetëm nëse do të jetë interpretim brenda kornizës kushtetuese por jo edhe një të tillë në rast se do të shkruhet ndonjë amendament.
“Do ta respektojmë secilin vendim që është brenda kuadrit të Gjykatës Kushtetuese, jo atë kur merr kompetenca të Parlamentit. Secili interpretim do të pranohet por jo një shkrim i amandamentit. Pranojmë secilin interpretim”, ka thënë Zogiani për FRONTAL të T7.
Lidhur me vendimin e mundshëm të Kushtetueses sot kanë reaguar edhe ministrja Albulena Haxhiu dhe burri i saj, Alban Krasniqi, i cili është anëtar i VV’së. Krasniqi ka paralajmëuar trazira masive qytetare nëse Gjykata vendos në favor të Thaçit e LDK’së.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…