Presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës për median zvicerane Blick
Këshilltari për media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas kritikave të tij ndaj kërkesës së Presidentes për pezullimin e tarifave të importit për produktet amerikane.
Kupina ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Muratit, duke e akuzuar atë për mungesë serioziteti dhe për një qasje jo të duhur ndaj çështjeve strategjike të Kosovës.
“Hekuran Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet. Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7 dhe jo që përfundon në orën 16:00. Një njeri që nuk e kupton se sipas Kushtetutës dhe komentarit të saj, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës. Nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjike në raport me aleatin tonë kryesor dhe ekzistencial,” ka deklaruar Kupina.
Ai ka theksuar se letra e Presidentes drejtuar Kryeministrit është bërë në mënyrë institucionale dhe me respekt ndërinstitucional, ndërsa deklaratat e Muratit i ka cilësuar si “të turpshme, skandaloze dhe me mungesë të respektit bazik institucional”.
“Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor dhe lini anash deklaratat e turpshme dhe fëmijërore,” ka përfunduar ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…