LAJME

Zyrtarët izraelitë akuza të forta Hamasit: Po vjedhin ndihmat humanitare në Gaza! Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Janë kaq të pakta sa u përshkruan si të turpshme ndihmat humanitare që Izraeli ka lejuar të hyjnë në Gaza; por kaq të turpshme janë nga ana tjetër edhe pamjet filmike që pretendohet se tregojnë militantë të Hamasit duke vjedhur pakot e transportuara drejt enklavës së gjunjëzuar nga konflikti, të cilat duhet të mbërrinin tek civilët e prekur rëndë nga kjo situatë.

Ndihmat përfshijnë ushqime bazike, ilaçe, ujë të pijshëm e pajisje të tjera të nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar mbështetje emergjente për familjet në nevojë.

Disa media të huaja pretendojnë megjithatë se Hamasi ka përvetësuar ndihma në mënyrë të paligjshme dhe i shet ato në tregun e zi me çmime shumë të larta.

Pohimet e tyre mbështeten tek deklaratat e pakonfirmuara të disa zyrtarëve izraelite, të cilët insistojnë se kjo praktikë jo vetëm që përkeqëson gjendjen humanitare dhe thellon krizën në rajon, por gjithashtu i mundëson Hamasit të mbledhë fonde të konsiderueshme për të financuar aktivitetet e tyre terroriste.

Në Gaza vazhdojnë sakaq bombardimet izraelite, me të paktën 60 të vrarë vetëm në 24 orët e fundit.

Shteti hebre po e vazhdon ofensivën e tij ushtarake dhe deri tani ka lejuar ndihmë minimale të hyjë në territorin palestinez.

Izraeli po përballet me kritika të shtuara ndërkombëtare dhe me një presion të madh për të lejuar ndihma humanitare në Gazën e zhytur në një krize urie.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago