POLITIKE

Zyrtari i Departamentit të Shtetit: Rregullojeni sundimin e ligjit, nuk do t’ju ndihmojmë gjithmonë

ShBA-ja është duke punuar në sundimin e ligjit dhe ndërtimin e institucioneve të besueshme kosovare për mbrojtjen e të drejtave të shoqërisë civile. Kështu u tha në sesionin e diskutimit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Ndihmës Sekretari i Departamentit të shtetit, nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit INL, Jorgan K. Andrews, deklaroi se shoqëria civile në secilin vend është kruciale.

Andrews potencoi se nuk do të këtë asistencë të përhershme nga ShBA, Kosova duhet të ketë vullnet për sundimin e ligjit. Andaj thotë ai se qytetarët në Kosovë shprehen se institucionet nuk i mbrojnë të drejtat e tyre.

“Është hera e parë që jam në Kosovë, me vjen mirë që të kem një bisedë me shoqërinë civile. Roli që luan shoqëria civile në secilin shtet, janë shumë kurciale. Punojmë që të ndërtojmë institucione më të besueshme. Qytetarët e Kosovës e ndjen se institucionet e tyre nuk janë vetëm aty por ti mbrojnë të drejtat e tyre”, tha ai.

Andrews potencoi se edhe ShBA është duke punuar tash e 40 vite në drejtësi dhe ende nuk ka sistem të plotë të drejtësisë, por tha ai se roli i shoqërisë civile është konstruktive.

“Puna jonë është që të ndërtohet sundimi i ligjit dhe besimi me këto institucione. Duke i monitoruar, sikur IKD dhe organizata tjera që përcjellin gjykime, ngritja e çështjeve. ShBA që 40 vite punon në drejtësi dhe nuk ka një sistem të plotë të drejtësisë. Roli i shoqërisë civile është më i mirë kur është konstruktiv”, ka thënë Andrews.

Mes tjerash, ai theksoi se duke u zhvilluar Kosova ndryshon edhe natyra e bashkëpunimit me ShBA-në.

“Ka mjaftë tranzicione për qeverinë tuaj. Ne mundohemi të inkurajojmë dhe të kemi ndryshime të reja tani me qeverinë e re. Duke u zhvilluar Kosova, natyra e bashkëpunimit tonë ndryshon”, shtoi ai.

Gjatë diskutimit me qytetarët, Andrews theksoi se Kosova ka mundësi të përmirësimit, derisa kundërshtoi procesin e vettingut.

Ndër të tjera, ai deklaroi se duhet kohë për ngritjen e besimit, dhe kohë për formimin e institucioneve të besueshme.

“Nëse keni sistemin e drejtësisë, keni mundësi të përmirësimit. Mund të përgjysmohet numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve, te merreni me sfida tjera dhe jo me procesin e vettingut. Të largohen ata të cilët kanë sjellje korruptive. Ne punojmë këtu të inkurajojmë e të marrim anën e publikut dhe jo dikujt tjetër”

“Sa i përket ngritjes se besimit merr shumë kohë dhe punë, mund të jetë shumë frustruese. Jo gjithçka funksionon. Derisa të arrihet një nivel i duhur, por kur të arrihet të gjitha mund të funksionojnë. Ka nevojë për vite e dekada e nganjëherë gjenerata për besimin e shoqërisë civile”, ka thënë Andrews.

Pjesëmarrës në këtë sesion ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj dhe qytetarë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago