Në Turqi është duke u miratuar një ligj që u falë burgun përdhunuesëve nëse martohen me viktimat e tyre, të cilat janë nën moshën 18 vjeçare.
Nuk është hera e parë që Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan vihet në qendër të vëmendjes për shkak të vendimeve të tij të egra, e të papranueshme për shumicën e vendeve të botës.
Ky projekt ligj pritet të kalojë në parlamentin e shtetit turk, dhe nëse miratohet lejon ata burra që kanë dhunuar seksualisht vajzat nën moshën 18 vjeçare të jetojnë në liri, pa vuajtur burgun me kusht që martohen me viktimat.
Ligji pritet të shkojë për votim në fund të janarit ne Kuvend, ka ngjallur zemërim dhe ka nxitur një fushatë për të drejtat e grave në Turqi dhe vende të tjera të botës.
Kritikët e projektligjit thonë se ai jo vetëm që legjitimon martesën e minorenëve dhe bën legal përdhunimet, por i hap sakaq rrugën abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Ndërsa ndaj këtij projekligji kanë reaguar edhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara të cilat kanë thënë se kjo është drejptëdrejt abuzim me persona, dhe krijon një peizazh të pandëshkueshmërisë ndaj agresorëve.
Ky projektligj mbështetet me arsyetimin se po synohet ‘mbrojtja e familjes’. Asokohe u desh kundërshtimi i fortë i faktorit ndërkombëtar që projektligjet të mos shkonin për miratim në Parlament.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…