Anëtari i kryesisë qëndrore të LDK-së dhe kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu ka paralajmëruar rënien drastike politike të Vjosa Osmanit.
Kryeziu ka përdorur një fjalë të urtë latine duke thënë se Vjosa Osmani politikisht “do të vdes”.
Anëtari i lartë i LDK-së i ka quajtur të pafalshme përqafimet e Osmanit me Kurtin, të cilin e kishte rival në zgjedhjet e fundit.
“Si kryetar dege, jam munduar maksimalisht që LDK-ja të del parti e parë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe rrjedhimisht edhe Vjosa Osmani të bëhët kryeministre e vendit.
Dhe bashkë me aktivistët ne ja dolem këtu në Dragash, LDK doli parti e parë. Por, në momentin kur u votua qeveria dhe z. Kurti u zgjodh kryeminister, e pash kandidaten tonë në një ekstazë të quditshme dhe e lumtur si asnjëherë më parë, duke e përqafuar e uruar z. Kurti.
Zonjë, a e kishe rival apo jo atë?!
Tani unë pyes veten: Pse u angazhova unë, pse “luftova” me të gjitha forcat? Për ta bërë të lumtur zonjën kandidate apo për ta bërë kryeministre.
“Ave Cezare, i morituri te salutent” apo në shqip “Përshëndetje Cesar, të përshendesin ata që do të vdesin”, “ shkruan Kryeziu.