POLITIKE

Bislimi e këput punën e Agim Veliut: Nuk e kthejmë, Kurti s’u nënshtrohet afateve të askujt

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk i nënshtrohet asnjë afati kohor të askujt.

Bislimi, duke komentuar kërkesën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që kryeministri Kurti ta heqë taksën dhe ta anulojë vendimin për shkarkimin e ish-ministrit Agim Veliu, shtoi se Veliu nuk do të mund të kthehet në asnjë rast.

Sipas tij, plani i kryeministrit ka qenë largimi i taksës fillimisht për lëndën e parë, pastaj zëvendësimi me reciprocitet.

Kur do të ndodhë kjo Bislimi thotë se i mbetet Kurtit të vendosë.

Mustafa ka thënë se e pret edhe sot Kurtin ta heqë taksën dhe ta anulojë vendimin për Veliun, për t’i dhënë mundësi të vazhdojnë partneritetin tutje edhe në kohën kur Kosova po lufton me pandeminë koronavirus.

Mustafa përmes një postimi në rrjeti social Facebook, ka treguar se i është drejtuar Kurtit me një letër më 16 mars duke i shprehur shqetësimin se mosheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhënieve me ShBA-në do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin.

Ai më tej ka thënë se përkundër përpjekjeve nga Kurti ka marrë si përgjigje shkarkimin e Agim Veliut, duke e quajtur si vendim tradhtar në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion.

Kurti ka shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të punëve të Brendshme dhe Administratës, veprim ky i tij që ka bërë që LDK-ja të paralajmërojë mocion mosbesimi për Qeverinë. /eo/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

3 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

16 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

17 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago