Zyrtari i NATO-s për mundësinë e sulmeve bërthamore: Rusia do përballej me pasoja të paprecedenta

Prej kohësh pretendohet se Rusia është shumë pranë përdorimit të armëve bërthamore në luftën në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë i NATO-s tha për Reuters se nëse diçka e tillë do të bëhej realitet, Rusia do të përballej me pasoja të paprecedenta dhe do të kishte një përgjigje fizike nga aleatët dhe vetë aleanca ushtarake.

“Një sulm bërthamor rus do të shkaktonte një “përgjigje fizike” nga aleatët e Ukrainës dhe potencialisht nga NATO. Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte “pasoja të paprecedentë” për Rusinë. Pothuajse me siguri do të kishte një përgjigje fizike nga shumë aleatë dhe potencialisht nga vetë NATO-ja”, ka thënë një zyrtar i lartë i aleancës.

Zyrtari shtoi se Moska po përdor kërcënimet e saj bërthamore kryesisht për të penguar aleancën dhe vendet e tjera që të hyjnë drejtpërdrejt në luftën e saj kundër Ukrainës.