POLITIKE

Zyrtari i VV-së, Boiken Abazi i reagon Bekë Berishës, tregon se cilës deputete të AAK-së ia kishte shkruar fjalimet

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka zbuluar se si në vitin 2017 ia kishte shkruar fjalimin Donika Kadajt-Bujupit, në një tubim zgjedhor në Shtime, aso kohe kandidate për deputete nga partia që drejton Albin Kurti.

Abazi thotë se atë fjalim e ka shkruar me gjithë zemër, pasi adresonte dhunën që kishte ndodhur ndaj aktivistëve të Lëvizjes në atë kohë në Komunën e Shtimes.

Ai tallet me Berishën, duke i thënë se nëse donë ai, ia bën edhe atij një fjalim.

Postimi i plotë i Abazit:

Sot, deputeti Bekë Berisha i AAK-së paska pretenduar në një emision TV se unë i kam bërë fjalimet këto kohë deputetëve të LVV-së. Nuk kam patur privilegjin të merrem me fjalimet e tyre, dinë t’i bëjnë vet. Si duket, Donika Kadaj Bujupi i ka folur kolegut të saj për kohën kur ishte kandidate për deputete e LVV-së në vitin 2017, dhe më kërkoi e m’u lut t’i bëja një fjalim për një tubim në Komunën e Shtimes. Ajo, pasi e lexoi fjalimin në publik, e postoi me krenari gjatë fushatës edhe në faqen e saj në Facebook. Ka qenë fjalim që e kam bërë me gjithë zemër, sepse adresonte dhunën që kishte ndodhur ndaj aktivistëve të Lëvizjes në atë kohë në Komunën e Shtimes. Nuk mund të isha prezent në Shtime atë ditë, por përmes fjalimit që shkruajta, m’u duk që dhashë një kontribut për situatën. M’u duk sikur, pëmes fjalëve që shkruajta, isha aty pranë tyre. Nuk e dija në atë kohë se ç’plane kishte Donika Kadaj. Por, nëse Donika Kadaj dhe Bekë Berisha i pëlqejnë fjalimet e mia, nisur nga fjalimi i Shtimes në vitin 2017, atëherë mund t’i bëj sot nga një fjalim të dyve që t’i tregojnë popullit me gojën e tyre pse tani janë pozicionuar jo vetëm kundër tarifës 100% (që e vendosën vet), por edhe kundër reciprocitetit me Serbinë. T’i bëj të dyve nga një fjalim të bukur mbi kleptokracinë e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

24 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago