KRYESORE

Zyrtari ushtarak kurd i bën thirrje Izraelit të ndërmarrë veprime kundër Turqisë

Një zyrtar i lartë i Forcave Demokratike Siriane i bëri thirrje Izraelit të hënën të ndërmarrë veprime kundër pushtimit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, gjithashtu shprehu besim se populli hebre nuk do të linte pas dore gjendjen e kurdëve në Sirinë veriore, duke thirrur në historinë e përbashkët të persekutimit.

“Shteti i Izraelit duhet të veprojë për t’i dhënë fund kësaj lufte që po vret gra dhe fëmijë dhe po dëbon civilë nga shtëpitë e tyre,” tha zyrtari kurd për Times of Israel në një mesazh me tekst.

Ankaraja filloi një sulm ndërkufitar kundër kurdëve të Sirisë më 9 tetor pasi SH.B.A. njoftoi një tërheqje ushtarake nga veriu i vendit të shkatërruar nga lufta.

SDF ka qenë një aleat kryesor për Uashingtonin në luftën e mbështetur nga SH.B.A. kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik në Siri, por Turqia i shikon forcat e saj si terroristë të lidhur me militantët kurdë në Turqi.

“Unë jam i sigurt se populli hebre e kupton më së miri situatën e popullit Kurd sepse i përjetojë këto lloje rreziqesh në pjesën më të madhe të historisë së tyre. Jam i sigurt se Izraeli nuk do të qëndrojë duarkryq, pasi vendi ynë po përballet me terrorin e Turqisë”, tha zyrtari i SDF.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Izraeli tregon me video se si e dinte vendndodhjen e saktë të raketave iraniane para se të sulmonte me raketa në Teheranin

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…

2 orë ago

Konfirmohen gjithë komandantët e lartë iranianë të eliminuar nga Izraeli

Kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga sulmi i fuqishëm i Izraelit në…

4 orë ago

Irani konfirmon dëmin në zonën bërthamore Fordow

Irani ka konfirmuar se objekti bërthamor Fordow ka pësuar dëme të kufizuara pas sulmeve të…

7 orë ago

Sot në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë

Sot në Prishtinë do të mbahet ecja e Paradës së Krenarisë, duke filluar nga ora…

7 orë ago

Trump ‘ndryshon’ qëndrim, nga negociatat në bombardimin e Iranit brenda pak orësh

Kemi dëgjuar vërtet një ndryshim qëndrimi për sa i përket mënyrës se si Donald Trump…

8 orë ago