FOTO&VIDEO

“Herzog & de Meuron”, fituese e “Pallatit të Kongreseve”

Projekti i studios zvicerane Herzog & de Meuron Basel Ltd është shpallur fitues në konkursin ndërkombëtar për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve. Godinës ekzistuese të Pallatit të Kongreseve do ti shtohet dhe një kullë 255 metra, e cila do të lidhet funksionalisht me objektin aktual.

Projekti fitues ka bërë me dije se ndërhyrja në Pallatin e Kongreseve do të jetë minimale. Kjo pasi fokusi i tyre është ruajtja e identitetit arkitektonik dhe historik të godinës ekzistuese, por duke e përshtatur atë me kërkesat bashkëkohore. Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg u shpreh se ky projekt do të ndikojnë në zhvillimin e Tiranës, ndërsa theksoi se do të jetë një vlerë e shtuar si për kryeqytetin, por edhe për brezat në vijim.

“Juria i bën thirrje ekipit që të marrë në konsideratë lartësinë e kullës, vendndodhjen e saj me gjithçka rreth e rrotull, si dhe hapësirën lart, që dukej pak informale dhe e vogël. Shpresojmë si ekipi do të bashkëpunoni me qytetin në mënyrë si të përmirësohen dhe zgjerohen hapësirat publike”,- tha Randsborg.

Gjatë prezantimit të projekteve, Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për një transformim të thellë, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tij.

Gjatë prezantimit të projektit, Rama u shpreh se ndërtesa ka probleme serioze, të cilat kërkojnë ndërhyrje. Sipas tij, qëllimi është që ky pallat të përshtatet me standardet moderne të teknologjisë dhe të bëhen një tjetër destinacion turistik i Tiranës dhe i aktiviteteve të përditshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago