POLITIKE

​Haxhiu: Gjyqtarëve në Kushtetuese po u bëhet presion për të marrë vendim në favor të Thaçit

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, po iu bëhet presion i vazhdueshëm për të marrë vendim në favor të dekretit të mandatarit për kryeministër nga presidenti, Hashim Thaçi.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress thotë se ndonëse ka pasur deklarata për animin partiak të gjyqtarëve të kushtetueses, është momenti i fundit i tyre për t’i kthyer dinjiteti Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse Gjykata Kushtetuese nuk është në krye të detyrës, dhe ndikohet nga presionet që mund t’i shkojnë, e që kemi dëgjuar se ka shumë presione që po i bëhen gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Atëherë natyrisht i humbet kuptimi që të ketë Gjykatë Kushtetuese, ku nga kjo gjykatë mund të dalin vendime që merren pas një presioni nga dikush”, u shpreh ajo.

Ministrja Haxhiu u shpreh e bindur që argumentet juridike për çështjen e mandatarit qëndrojnë në anën e tyre. Derisa thotë se nuk mund të paragjykojë për veprimet që do t’i ndërmarrin në rast se Gjykata Kushtetuese e legjitimon dekretin e Thaçit.

“Është koha e fundit kur Gjykatës Kushtetuese t’i kthehet dinjiteti, por edhe integriteti sepse jo rrallë herë nga kjo gjykatë kanë dal vendime aspak kushtetuese…e di që ka pasur shumë deklarata se ku kanë qenë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, çfarë subjekte politike. Unë po them edhe një herë që kjo lëndë që Gjykata Kushtetuese ka para vetës është një ndër lëndët më të rëndësishme që është përballur ndonjëherë. Ka ndikim jashtëzakonisht shumë ndikim afatgjatë”, thotë Haxhiu.

Sa i përket 100 ditëve në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Haxhiu thotë se ka arritur suksese të mëdha. Sipas saj, inicimi i Ligjit të Vetingt dhe ai për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme janë sukseset e tyre.

“Me këtë projektligj do të mundet prokurori të kërkojë llogari për pasurinë e një zyrtari. Nëse një zyrtar ka shpërputhje me të ardhurat që ka atëherë ka të drejtën që të kërkojë justifikimin e pasurisë. Diçka që aktualisht nuk mund të ndodhë”, thotë ajo.

Haxhiu ka folur edhe për rastin Dehari, e cila thotë se muajin qershor përfaqësues të Institutit Zviceran do të vijnë në Kosovë, për të bashkëpunuar me Prokurorinë dhe zbardhur rastin e tij.

“Qeveria jonë është e përkushtuar për të zbardhur këtë rast dhe qeveria jonë do të mbështes institucionet e drejtësisë për të zbardhur rastin Dehari. Përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, u shpreh ministrja Haxhiu.

Krahas kësaj, ministrja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh për KosovaPress se gjatë këtyre tre muajve kanë ulur shpenzimet në krahasim me ish-ministrin Abelard Tahiri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago