FOTO&VIDEO

​Lufta e la në karrocë, ende kërkon djalin e vet

Lufta e fundit në Kosovë për atë ishte si ferr. Forcat policore dhe ushtarake serbe ia vranë djalin dhjetë vjeçar, ndërsa djali tjetër i tij ende është në listën e personave të zhdukur.

Është ky invalidi në karrocë, Abdullah Berisha, i cili në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, ka iu ka bashkuar aktiviteteve që po mbahen në Prishtinë, në kërkim të të zhdukurve.

Abdullahun e shoqëron vetëm vajza e tij, pasi gruaja i ka vdekur.

Abdullah Berisha kujton edhe kohën e luftës dhe përjetime e tij.

Berisha:Tjetrin e kam në Shtime prej serbëve

“Tjetrin e kom në Shtime prej shkaut që mi ka vra 10 vjeçe ka qenë, se tetë ditë rresht në stacion kam qenë, plus më ka zënë në Pejë në luftë dhomë krejt qaty mi kanë thy por ymri, shpëtova edhe sot jam. Në Shqipëri kur kam dalë, kur jam kthy prej Shqipërisë diabeti edhe sot ja si jam mbet as s’kam pension, një rrogë të zhdukurit edhe ata e kom kredi krejt se më është dashur se shoqen dy muaj ditë edhe përpara është deshtë me dergu por dy muaj, një muaj në Pejë, një muaj në Prishtinë. Në Prishtinë më ka vdekur nga tumori në mëlçi, është dashur 40-60 euro në ditë pare me ble barna krejt,” ka deklaruar ai.

Berisha shton se për këtë çështje nuk e ka pasur ndihmën e Qeverisë.

Berisha:Qeveria nuk më ka ndihmu kurrë

“Qeveria nuk më ka ndihmuar kurrë kqyrë krye e kom, tetë ditë rresht në stacion, në të parën ditë ma kanë hup mëditjen më jo edhe ajo është afër një fshati afër neve. Askush hiq përpara nuk më ka ndihmu, njëherë e di kryetari i komunës në këtë gjendje kur më ka gjet mi ka qitë, më doket në konto ku e marrë rrogën 100 euro, kurrë më hiq. Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë mi ka pru në shpi dy herë nga 200 euro, më kurrë me thënë diçka me të ndihmu, me pas rrogë. Mos me konë këta mërgimtarët kur po vijnë edhe pa sebepa kur po më shohin. Shembull ma herët njëri mi la 10 euro aty që vinë me të. E tash jam mbet bukën po duhet me ble,” ka thënë ai.

30 Gushti njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago