FOTO&VIDEO

​Në 330-vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, Dodë Gjergji bën thirrje të mos braktiset atdheu

Në 330-vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, në Katedralen “Nënë Tereza”, është mbajtur meshë solemne dhe është bërë rivarrimi simbolik i tij.

Nga aty u kujtua vepra e tij, për çka u tha se ka pasur histori të shenjtë para popullit e Zotit.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji tha se Pjetër Bogdani do të mbetet gur i çmuar në kurorën e atdhetarëve të të gjitha kohërave.

“Ai me veprën e tij intelektuale, sidomos me “Çetën e profetëve”, ka vënë dritën në fund të tunelit, ku ishte katandisur vendi dhe populli ynë. Nuk është i mangët kontributi i Bogdanit për vetëdijen tonë etnike, dashurinë ndaj vendit dhe zgjimin kolektiv për liri”, tha ai.

Dodë Gjergji ka kujtuar edhe disa thënie të Bogdanit, që sipas tij jehojnë në gjithë zemrat e atyre që e kanë lexuar. Marrë parasysh veprën e tij, ai tha se është e çuditshme se si sot shqiptarët me të gjitha ato që e rrethojnë, duan ta braktisin vendin e vet.

“Nëse ai në këto rrethana dinte të ngjallte fuqinë e fesë dhe të shpresës për vendin e vetë, për të ardhmen e vetë dhe të popullit të tij, si është e mundur që sot kur kemi të gjitha këto dhëna historike, libra, shkolla e universitete, akoma jetojmë në mosdijen për vetën tonë. Ose preferojmë të rrimë në mrizin e të menduarit tonë nën hijen e gabimeve historike. Vetëm se nuk arrijmë të shohim dritën e vërtetë. Vetëm se nuk arrijmë të shohim dritën. Si është e mundur që sot gjithë këto përparime dhe prapë nuk arrijmë të duamë vendin tonë, dhe provojmë ta braktisim, ose atë largohemi nga ai shpirtërisht”, ka shtuar ai.

Krahas kësaj, në shënimin e 330 vjetorin e vdekjes së Bogdanit është bërë rivarrimi i tij, ani pse nuk ka eshtra të trupit të tij, Dodë Gjergji tha se ka kujtime nga kjo figurë e shquar shqiptare.

Sipas Dodë Gjergjit, Pjetër Bogdani mbetet kontribuues i madh për krishterimin, e jo vetëm.

Në 330 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit është mbajtur edhe një konferencë shkencore me studiuesit e letërsisë.

Pjetër Bogdani vdiq më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë, nga sëmundja e murtajës, raporton KosovaPress.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 minuta ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

10 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

14 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

14 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago