KRYESORE

​Protesta për sigurimet e automjeteve, organizatorët takojnë guvernatorin e BQK-së

Para Bankës Qendrore të Kosovës me dhjetëra qytetarë po protestojnë për të kundërshtuar vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve për 26%.

Me pankarta në duar, para kësaj banke, ata po bëjnë thirrje për shfuqizim të këtij vendimi sepse sipas tyre në këtë mënyrë ata do të dëmtohen.Agan Hajdarhoxha nga grupi i “Meraklive të kerreve”, tha se po kërkojnë që të kthehet çmimi i mëparshëm.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet sigurimi, ne po kërkojmë që të kthehet vendimi i vjetër siç ka qenë. Kërkoj nga ky institucion që të marrë sa më shumë masa që ta kthejë vendimin e vjetër. Për t’u regjistruar një veturë standarde duhen minimumi 300 euro. Rroga mesatare nuk e kalon shumën 230 euro. Imagjinojini si do e kaloj muajin një qytetar”, tha ai.

Tha se kjo protestë është paqësorë dhe në rast se nuk do të ketë shfuqizim të këtij vendimi, do të dalin në protesta të tjera.Udhëheqës të kësaj proteste tani kanë hyrë në takim me guvernatorin e BQK-së.Ndryshe, ky vendim ka hyrë në fuqi më 15 të këtij muaji./KosovaPress/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago