Projekti turistik i planifikuar në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave greke. Televizioni grek Star Channel News i ka kushtuar një kronikë të veçantë investimit të lidhur me Jared Kushner, duke e cilësuar atë si një zhvillim me ndikim të madh për ekonominë shqiptare dhe turizmin në rajon.
Sipas raportimit, investimi synon ta kthejë Rivierën shqiptare në një destinacion luksoz me hotele me pesë yje dhe infrastrukturë turistike të nivelit të lartë. Gazetari grek thekson se projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2.5 milionë metrash katrorë në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros.
Star Channel vlerëson se investimi mund të kalojë vlerën e 4 miliardë dollarëve dhe se pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në konkurrencën turistike në rajonin e Jonit.
Në kronikë theksohet se projekti synon të tërheqë turistë me të ardhura më të larta, duke krijuar konkurrencë të re për destinacione të njohura greke si Corfu dhe Kefalonia.
Raportimi përmend gjithashtu përfshirjen e Ivanka Trump në projekt, si dhe pjesëmarrjen e investitorëve të huaj, mes tyre dy miliarderë nga Katari dhe pesë investitorë shqiptarë. Sipas medias greke, zhvillimi mund të ndikojë ndjeshëm në pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion turistik elitar në Mesdhe.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…